Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force politike se ata janë “në hapat e para të një ringritje shpërthyese dhe të pandalshme, e cila do t’i dalë për zot vendit”.
Meta shtoi se ky është “momenti për t’u shkundur”, pasi sipas tij nuk mund të pranohet një qeverisje globale, e cila i sheh qytetarët e saj si numra dhe statistika.
Ai theksoi se shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë dhe jo vetëm, nuk është rastësi, por agjendë për shpopullimin e vendit.
Presidenti i PL shtoi po ashtu se me programin e tyre, në një kohë të shkurtër do të bëhet e mundur ringritja e këtyre fushave.
“Jemi në hapat e para të një ringritjeje shpërthyese dhe të pandalshme, që PL ti dalë zot vendit në një gjendje kritike.
Titulli i gazetës sllovene ku unë dhashë intervistën, i thotë të gjitha.
Eshte momenti për t’u shkundur të gjithë, sepse ne nuk mund të pranojmë qeverisjen globale, që nuk na sheh si shqiptarë, por si numra dhe statistika.
Nuk është i rastësishëm shkatërrimi i bujqësisë, e blegtorisë, për t’ia bërë jetën të padurueshme që të ikin dhe është pjesë e një agjende për shpopullimin.
Programi jonë, do të bëjë të mundur që në një kohë të shkurtër, bujqësia, blegtoria dhe fusha të tjerë të ringrihen, e në gjithë Shqipërinë të kemi njerëz që mbështeten nga shteti i tyre, për të jetuar krenarë.
Duhet kudo të jemi në ballë të denoncimit dhe ballafaqimit me krimet që po bën Rilindja.
Kemi programin më të mirë. U habita nga përqendrimi që kishin në Malin e Zi për programin tonë. Ku do gjenden lekët? Lekët këtu janë. 3.3 miliard euro, Rama me lidhjet e tij i merr dhe i rrëmben pa u futur fare ne buxhetin e shtetin.
Çdo bebe që lind, e ka futurën te koka, 4.600 euro borxh. Përshëndes shumë ata drejtues të PL që po bëjnë më të mirë për të shpjeguar 5 prioritetet. U kërkoj të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë kudo.
Oligarkët sot kontrollojnë gjithçka. Nuk është e drejtë të vazhdohet të minohet pavarësia e Kosovës. Turp i madh për PS-në, për diplomacinë shqiptare që nuk e përmend asnjëherë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Rama nuk e përmend këtë, sepse ai ka agjendë tjetër, atë të shkatërrimit të Kosovën. I patë pamjet, që ai nuk çohet t’i japë dorën kryeministrit të Kosovës. A ka pamje me të shëmtuar? Kurtit bravo i qoftë që ruajti qetësinë”, tha Meta mes të tjerash.