Partia e Lirisë denoncon: Rama u dha 100 milion euro brenda një dite një grushti oligarkësh, pensionistëve 8 mijë lekë

December 30, 2022
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për atë që qeveria Rama e quan “Pakoja e Madhe” e ndihmës për familjet në nevojë, pensionistët dhe të tjera kategori që përfitojnë një shumë monetare këtë fundvit.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi thotë se Rama ka dhënë “100 MILION EURO për “5” oligarkë” dhe “nga 8 MIJË LEKË për 695 mijë pensionistë”.

“Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri”, shkruan Blushi.

Duke bërë një krahasim me shumën e ndarë për pensionistët, Blushi sjell në vëmendje të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave që tregojnë se “më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro”.

“Prioritet i Edi Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë!”, thekson Blushi.

REAGIMI I PLOTE

“Pakoja e Madhe” e Edi Ramës:
100 MILION EURO për “5” oligarkë.
Nga 8 MIJË LEKË për 695 mijë pensionistë.

Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri. Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria ka vendosur të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro.

Prioritet i Edi Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë!

Sepse një qytetari (67% e popullsisë) që jeton me 5.5 dollarë në ditë të ardhura, i duhet të mos prishë asnjë qindarkë për 12 ditë të muajit që të ketë mundësi të blejë gjelin e Vitit të Ri, që sot në treg kushton nga 6 deri në 7 mijë lekë.

Padrejtësia, pabarazia dhe ndasia kriminale ka arritur kulmin ndaj dhe shqiptarët duan të ikin çdo ditë, pse nuk kanë shpresë kur shohin se me taksat e tyre majmen oligarkët, ndërkohë të pamundërit as nuk blejnë dot gjelin dhe as e mbushin dot tryezën e Vitit të Ri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Allegri nuk heq dorë nga mesfushori

Story i radhës

ASH denoncon Nazim Bushin te Antikorrupsioni

Të fundit nga

ShkoLartë