Partia Demokratike jashtë zgjedhjeve, Basha e lë jashtë

Firma e munguar e Lulzim Bashës lë Partinë Demokratike për herë të dytë jashtë zgjedhjeve lokale.

Pas bojkotit të vitit 2019, dokumentacioni i mangët i paraqitur pranë KQZ-së, bëri që Ilirjan Celibashi të mos e regjistrojë PD-në për 14 majin.

Komisioneri i shpjegoi PD-së se pse nuk qëndron argumenti i tyre se Basha nuk mund të regjistrohet sepse është dorëhequr.

Duke arsyetuar vendimin e tij, Ilirjan Celibashi i dha PD-së edhe një zgjidhje të mundshme, të cilën PD mund ta përdore nëse vërtet dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje.

PD e quajti vendimin politik, dhe akuzat ndaj Celibashit i pasoi me dorëzimin e ankimimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndeshje interesante në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë

Story i radhës

Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja

Të fundit nga