Parlamenti Europian miraton raportin për Maqedoninë e Veriut

min lexim

Parlamenti Europian ka votuar me 508 vota pro, 56 kundër dhe 35 abstenim rezolutën e raportuesit Ilhan Kyuchyuk mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e reformave të integrimit europian në vitin 2021.

Në këtë rezolutë, Parlamenti Europian i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, pasi vendi ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë stad të integrimit europian.

Për eurodeputetët, negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen gjatë presidencës franceze, brenda fundit të qershorit.

Në debatin e zhvilluar për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët u shprehën, se vonesat e mëtejshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit dëmtojnë reputacionin e Bashkimit Europian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputetët inkurajojnë gjithashtu Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre kulturore dhe historike pavarësisht nga procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

“Duke marrë parasysh kontekstin më të gjerë gjeostrategjik dhe faktin se Maqedonia e Veriut ka prodhuar rezultate të qëndrueshme, ne bëjmë thirrje për fillimin zyrtar të negociatave të shumëpritura të anëtarësimit, Përshëndes angazhimin pozitiv të vendit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe të mbetura pezull me Bullgarinë dhe u kërkojmë të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje reciproke të pranueshme nga të dyja palët”, është shprehur Ihan Kyuchyuk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian.

Në këtë rezolutë, Parlamenti Europian përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për të forcuar sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e pakicave.

Mbështetje shprehet në rezolutë edhe për përpjekjet e vendit në luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, reformimin e administratës publike dhe konsolidimin e lirisë së medias.

Raporti vëzhgon rrezikun e rritjes së varësisë ekonomike dhe energjetike nga Kina dhe Rusia në të gjithë rajonin dhe ngre shqetësime rreth cënueshmërisë dhe mbështetjes në huadhënien për investime të financuara nga Kina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse fundi i luftës në Ukrainë është ende shumë i largët

Story i radhës

Parlamenti Europian voton me 508 vota pro, 56 kundër dhe 35 abstenim rezolutën për Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga