parlamenti europian ben thirrje per pershpejtimin e planeve per ai dhe cipet 67e2b4e7d405f

Parlamenti Europian bën thirrje për përshpejtimin e planeve për AI dhe çipet

March 25, 2025
1 minut lexim

Anëtarët e Parlamentit Europian ditën e Hënë i bënë thirrje Komisionit Europian të lançoi një program të ri mbështetjeje për industrinë e gjysmëpërçuesve dhe të investojë në çipet e AI.

“Zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë treguar se Evropa nuk mund ta marrë si të mirëqenë aksesin e vazhdueshëm në teknologjitë e avancuara,” thuhej në një letër të shkruar nga përfaqësuesit e tre fraksioneve kryesore në parlament dhe të nënshkruar nga 54 ligjvënës.

“Duhet të marrim hapat e nevojshëm për ta bërë Europën qendër të kërkimit dhe zhvillimit, të prodhimit dhe investimit në këtë industri,” thuhej në letër ndërsa kritikohej ecuria e ngadaltë me Aktin e Çipeve miratuar në 2023.

Komisioni Europian ende nuk ka publikuar një plan të qartë për industrinë e gjysmëpërçuesve edhe pse tha se synon të lançojë pesë paketa investimi këtë vit, veçanërisht në AI.

Akti i parë i BE-së për çipat nxiti një valë investimesh, por dështoi të tërheqë prodhuesit e avancuar të çipave pasi Intel la në fund planet për një fabrikë të re të madhe në Gjermani. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e zeshmja dhe imitatorja doarsa kica xhelili a po i humbe pike politike ldk se 67e2b21b7cddd
Story i mëparshëm

“E zëshmja dhe imitatorja Doarsa Kica- Xhelili”, a po i humbë pikë politike LDK-së?

ndizet klasikja argjentine brazil 67e2b5d66b1c1
Story i radhës

Ndizet “klasikja” Argjentinë – Brazil

Të fundit nga

Kryeparlamentari Gashi uron Natën e Kadrit!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë Natën e Kadrit. “Nata e Kadrit është nata e lavdishme, ku shpirti ndjen më shumë afërsi me Krijuesin. Ajo është natë e begatisë,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë