Parlamenti bullgar miraton ligjin: Dy muaj pushim për baballarët me fëmijë nën moshën 8 vjeç

1 minut lexim

Bullgaria ka miratuar sot ligjin përmes të cilit baballarët kanë të drejtë të marrin dy muaj leje.

Nga sot baballarët biologjikë, por dhe ata birësues do të kenë të drejtë të marrin lejen atërore prej dy muajsh për rritjen e një fëmije nën moshën tetë vjeç.

Parlamenti bullgar miratoi sot ndryshimin e Kodit të Punës për lejen atërore.

Sipas medieve bullgare, pushimi atëror mund të merret një herë ose pjesërisht, me kusht që babai të mos ketë shfrytëzuar pushimin për rritjen e fëmijës, nën 2 vjeç.

Leja e atësisë nuk mund t’i transferohet prindit tjetër.

Pushimi do të llogaritet në kohëzgjatjen e shërbimit kontributiv të një personi.

Leja atërore vlen për individët që kanë sigurime shoqërore dhe kompensimi do të vendoset çdo vit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo është gjendja e rrugëve në qytetin e Podujevës, pas shiut të rrëmbyeshëm

Story i radhës

Kongresi miraton 280 miliardë dollarë fonde për rritjen e prodhimit të mikroprocesorëve në SHBA

Të fundit nga