parku i biznesit nen uje ende nuk dihen demet ne mitrovice 695fd78f75744

Parku i Biznesit nën ujë, ende nuk dihen dëmet në Mitrovicë

January 8, 2026
1 minut lexim

Hapësira përreth Parkut të Biznesit në Mitrovicë, është përmbytur nga lumi Sitnica, i cili ka dalë nga shtrati mbrëmjen e së mërkurës si pasojë e reshjeve të fundit.

Si rrjedhojë, disa prej 24 bizneseve që operojnë në këtë park janë prekur nga përmbytjet. Ekipi i KosovaPress, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në këtë pjesë të qytetit, ku pronarwt e bizneseve kanë bërë të ditur se dëmet janë të konsiderueshme, por vlerësimi i saktë financiar do të mund të bëhet vetëm pas tërheqjes së ujit dhe rikthimit të gjendjes normale.

Gjendje e rënduar paraqitet edhe në lagjen “2 Korriku”, në Mitrovicë. Për shkak të përmbytjeve, disa familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi, ka bërë të ditur, se nga ora 02:00 pas mesnate e deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga kjo lagje. Një pjesë e tyre janë strehuar në hotelin “Park”, ndërsa të tjerat tek familjarët.

Ekipet emergjente po vazhdojnë të jenë në terren dhe të monitorojnë situatën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

permbytjet masive ne durres evakuohen 90 banore nga katundi i ri dhe sukthi 695fd57258e88
Lajmi i mëparshëm

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

sot ne ditelindjen e mbretit te rokut elvis presley nje trashegimi qe nuk vdes kurre 695fd8b29e69e
Lajmi i radhës

Sot, në ditëlindjen e Mbretit të Rokut, Elvis Presley: një trashëgimi që nuk vdes kurrë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë