22
Shkup, 31 dhjetor – Parkimi në Komunën Qendër gjatë festave të fundvitit do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët.
Në pajtim me Vendimin e ndërmarrjes më 1 janar (e mërkurë) të gjitha vend-parkimet me të cilat ekonomizon NP PKQ do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët.
Pagesa e rregullt për parkim dhe për dhënie të kontratave në Drejtorinë e PKQ do të vazhdojë më 2 janar (e enjte) me orar të zakonshëm të punës.
“Gjatë festave të Krishtlindjes më 6 janar (e hënë), 7 janar (e martë) të gjitha vend-parkimet me të cilat ekonomizon NP Parkingjet e Komunës Qendër do të jenë pa pagesë për qytetarët. Pagesa e rregullt për parkim dhe dhënie të kotnratave në Drejtori do të vazhdojë më 8 janar 2025 (e mërkurë) me orar të zakonshëm të punës”, informojnë nga NP PKQ.
Depoja e shërbimit “Karrotreci” e NP PKQ do të punojë 24/7 gjatë festave, si dhe vend-parkimi Dilajla e cila është me pagesë automatike.
BURIMI: zhurnal.mk