“Paris 2024”, Shqipëria parakalon në Senë, Meça e Abakarov ngrenë lart flamurin kuqezi

min lexim

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë nisur zyrtarisht, përmes një ceremonie hapëse në lumin Senë, dicka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Rreth 85 anije që do të bartin gati 7 000 atletë, zhvilluan një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë, në zemrën e Parisit.

Nisja e varkave mori udhën prej urës Austerlitz. Anijet me skuadrat olimpike lundruan rreth katedrales Notre-Dame, për të arritur më pas afër Kullës Eiffel, si dhe nën shumë ura të tjera që gjenden rreth qendrës së kryeqytetit francez. Ceremonia nisi në orën 19:30.

Të parët që kryen parakalimin ishin skuadra olimpike e Greqisë, dhe asaj të veçantës, Skuadrës Olimpike të Refugjatëve. Më pas erdhi dhe radha e skuadrës olimpike kuqezi. Skuadra Olimpike e Shqipërisë parakaloi me varkë para të pranishmëve, sipas organizatorëve, mbi 80 udhëheqës shtetërorë dhe më shumë se 300.000 spektatorë.

Në varkën ku ndodhej Kombëtarja jonë olimpike ishin gjithashtu edhe Afrika e Jugut, Algjeria dhe Gjermania. Skuadra olimpike shqiptare përbëhet nga 10 të sportistë.

Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne; atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa: Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

Sipas kalendarit, e para garon Konini në 27 korrik dhe pas saj Meça në 28 korrik e Koxhaku në 30 të po këtij muaji. Pastaj vijnë me radhë Franko Burraj në 3 gusht në atletikë, Gega në 4 gusht, ndërsa mundësitë janë sipas radhës Abakarov në 8 gusht, Valiev në 9 dhe Dudaev në 10 gusht.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kapen 4 ton kokainë brenda thasëve me oriz

Story i radhës

Pse dashuria e parë nuk harrohet kurrë?

Të fundit nga