Paratë e mbledhura nga shitja e Ford Mustang Dark Horse do të shkojnë për bamirësi

Prodhuesi amerikan i veturave, Ford, duket se do të vazhdojë traditën e tij në mbështetje të kauzave humanitare, pasi paratë nga shitja e një Ford Mustang Dark Horse, do të shkojnë për bamirësi.

Modeli sportiv pritet të dalë për shitje në ankand më 27 janar të vitit 2024.

Me një ngjyrë të kaltër metalike, Ford Mustang Dark House vjen me ulëse sportive Recaro, dhe goma Pirelli Trofeo RS.

Ashtu si çdo Mustang tjetër, edhe ky variant ka një motor V8 5,0 litërsh të mbështetur i mbështetur nga 500 kuaj fuqi.

Fuqia kryesisht arrin në rrotat e pasme përmes transmisionit manual me gjashtë shpejtësi, Tremec.

Çmimi fillestar për Mustang Dark Horse 2024 thuhet të jetë 60,850 dollarë, para këto të cilat do të dërgohen te organizata bamirëse JDRF për parandalimin dhe trajtimin e diabetit të të miturve.

Story i mëparshëm

Dita e Shtetësisë së BeH-së, Abazoviq i reagon Dodikut

Story i radhës

Sekretariati për Punë dhe Politikë Sociale në BDI mbajti takimin e fillimvitit, u diskutuan planet për programin e 4 viteve të ardhshme

Të fundit nga