Parashutisti holandez transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore në Shkup

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:50, punonjësit e Policisë së Njësisë së Helikopterëve të Policisë, Ekipi Alpinist dhe shpëtimtarët nga Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Tigrat, përfunduan me sukses operacionin e shpëtimit në malin Galiçica të një shtetasi holandez që pësoi lëndime të rënda trupore gjatë zbritjes me parashutën e tij në shpatet e malit Galiçica në anën e Maqedonisë.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur me helikopter ekipi alpinist i cili ka mobilizuar në dyshek vakumi shtetasin holandez të lënduar L.G.J.(35) dhe më pas e kanë vendosur në helikopter të Ministrisë së Punëve të Brendshme për ta dërguar në Shkup.

Rreth orës 18:00 ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë aterruar me të plagosurin në Qendrën Klinike në Shkup dhe në koordinim me mjekët e klinikave është transferuar në një institucion mjekësor privat për ndihmë mjekësore.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Trajneri i Juventusit: Jam i kënaqur me skuadrën

Story i radhës

Benzema i jep përsëri fitoren Al Itihad në Kupën e Kampioneve të Klubeve Arabe

Të fundit nga