Parashikohet rënie drastike të shitjeve për kompjuterët gaming me përjashtim të një komponenti

Gamerat janë ata që vazhdimisht blejnë komponentë të rinj PC krahasuar me përdoruesit e zakonshëm. Megjithatë firma analitike IDC parashikon se kompjuterët personalë ende përballen me sfida.

Sipas përllogaritjeve të IDC biznesi i PC në tërësi do të shënojë një rënie me 13.7 përqind në 2023. Kompania e inteligjencës së tregut parashikon se edhe shitjet e kompjuterëve gaming do të kenë një rënie të madhe deri në fund të vitit.

Edhe pse kompjuterët gaming dhe monitorët kanë rezistuan trendëve negative, 2023 pritet të jetë një vit i vështirësi për të gjitha segmentet e PC.

IDC parashikon rënie me 10.5 përqind nga viti në vit në 2023. Por për monitorët situata është shumë më pozitive. Ky segmentet pritet të rritet me 10.8 përqind në 2023.

Një monitor gaming zakonisht kushton mbi 300 dollarë. Tregu do të përballet me sfida në të ardhmen e afërt por nga 2024 çdo gjë duket pozitive. Mes 2023 dhe 2027 IDC parashikon një rritje mesatare vjetore prej 4.6 përqind ndërsa për monitorët prej 7.7 pëqind përgjatë të njëjtës periudhë.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Türkiye, shtetasja gjermane pranon Islamin në Aydın

Story i radhës

Stano: BE-ja është në kontakt me Kosovën për arrestimin e 3 serbëve për krime lufte

Të fundit nga