Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë kanë nisur edhe në Qarkun e Vlorës.
Bashkia e këtij qarku ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset rrugore problematike, si pasojë e përkeqësimit të motit.
Sipas meterorologëve kushtet atomsferike gjatë orëve në vijim pritet të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe stuhive të forta, për këtë arsye duhet të shmangen edhe parkimi në ato rrugë.
“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime. Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!”, njofton Bashkia e Vlorës.