Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat gjatë ditës

April 20, 2025
1 minut lexim

Parashikohet rënie e vlerave Barike, si pasojë e masave ajrore më të freskëta me origjinë Veriperëndimore, kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë Jugun nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim,vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë territori e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 27°C vlera maksimale në qarkun e Durrësit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“A mos u rrit çmimi?” Batutat e Gjestit pasi fitoi Big Brother Vip Albania 4, këngëtari: Natën e mirë!

Story i radhës

Presidentja Osmani uron besimtarët për Pashkë: Qoftë kjo festë moment reflektimi, afrimi dhe dashurie

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë