Parashikimi i motit/ Reshje shiu në gjithë vendin, temperatuart deri në 19°C

November 12, 2023
1 minut lexim

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore tëshqipërisë.

Në majat e malve do të shfaqen reshje të izoluara dëbore, kryesisht në Verilindje të shqipërisë. Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-herëshme do të jenë prezente deri vonë në mbrëmje kur priten sërisht vranësira dhe shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

LIVE: Ndizet beteja mes Ukrainës dhe Rusisë, lufta përqëndrohet në Detin e Zi – këto janë detajet e fundit

Story i radhës

Me emër e mbiemër – del lista e hebrejve amerikanë, që e ndihmuan Kosovën në kohët më të vështira

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë