Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në -4 gradë celsius

December 29, 2024
1 minut lexim

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.

Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI: Afrim Gashi ka humbur besimin dhe legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët!

Story i radhës

“Grenell për misione të veçanta”/ Driton Tali komenton deklaratën e profesorit Charles Kupchan dhe ndikimin tij në Kosovë!

Të fundit nga

3 skema SEPA për pagesat ndërkufitare në euro

Në 21 nëntor të këtij viti, Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Megjithatë, përpara se qytetarët të nisin të kryejnë pagesa ndërkufitare në euro, fillimisht
ShkoLartë