Shqipëria do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara vranësirat në zonat veriore dhe Jugperëndimore duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, të shtojë vranësirat dhe lagështirën në ajër në të gjithë territorin shqiptar, duke rritur mundësinë për reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 17°C vlera maksimale, e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Burimi: botasot.info