Vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe për këtë fundjavë që presim përpara.
Për ditën e Shtunë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje
Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskëta ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore