E mërkura fillon me intervale me diell, e gjatë ditës vranësirat vetëm se fillojnë të shtohen, duke u shoqëruar me reshje shiu në perëndim të vendit.
Më vonë këto të reshura shtrihen në pjesë tjera të vendit, e gjatë mbrëmjes vende-vende do të jenë më intensive, njofton Prishtina Weather.
Frynë edhe erëra mjaft të fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-15m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe zonave malore me hove mbi 20 e 25m/s, edhe mbi 100km/h
Temperaturat minimale zbresin vetëm deri në 4C e 7C, e ditën mbesin ende të larta, në 13C e 15C.
Burimi: botasot.info