parashikimi i motit per sot 29 shtator 2025 68da1b173e596

Parashikimi i motit për sot, 29 shtator 2025

September 29, 2025
1 minut lexim

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë  vranësirat të jenë presente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Herë pas – here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 26°C vlera më e lartë në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi per diten e sotme e hene 29 shtator 2025 68da0877029a6
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 29 shtator 2025

suksesi i radhes per milanin thyen edhe kampionet e italise 68da1b7491918
Lajmi i radhës

Suksesi i radhës për Milanin, thyen edhe kampionët e Italisë

Të fundit nga

ShkoLartë