Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundjavës, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga të dobëta shiu.
Sipas IHK-së, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 13 gradë celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.