parashikimi i motit per ditet ne vijim ne kete dite vende vende mund te kete rrebeshe shiu me bubullima 62d8e23a94eb7

Parashikimi i motit për ditët në vijim, në këtë ditë vende-vende mund të ketë rrebeshe shiu me bubullima

July 21, 2022
1 minut lexim

Kosova do të përfshihet këto ditë nga vala e nxehtësisë, që pritet t’i rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlerën mesatare, parashikon Prishtina Weather.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Në fundjavë pritet të ketë vranësira të pakta lokale dhe pasditen e së dielës parashihen mundësi për rrebeshe të shkurtra shiu me bubullima.

Njoftimi i Prishtina Weather:

Valë e nxehtësisë mbi vendin tonë ditëve të ardhshme. Kryesisht me kthjellime e diell. Të dielen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu orëve të pasdites.

20.07.2022 – Vala e nxehtësisë do të përfshijë vendin tonë ditëve të ardhshme, që pritet të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, edhe mbi 35C. Do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Ditën e shtunë me vransira të pakta lokale, e të dielen orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira, vetëm orëve të pasdites, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që çon indeksin në vlera mesatare dhe të dobëta.

Ditëve të kthjellëta e me diell, indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

21.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë

22.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe diell.

23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.

24.07 – Mbetet shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima, kryesisht përreth viseve malore.

25.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. 

Temperaturat në rritje, minimalet deri në 20C të dielen, e maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e shtunë, lokalisht edhe deri në 39C, e më pas në një rënie të lehtë deri në 34C ditën e hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

barcelona e vendos si prioritet azpliciuetan 62d8e230d5a61
Story i mëparshëm

Barcelona e vendos si prioritet Azpliciuetan

shenjat e horoskopit qe e urrejne dhe e duan njeri tjetrin ne te njejten kohe 62d8e3988f0a2
Story i radhës

Shenjat e horoskopit që e urrejnë dhe e duan njëri-tjetrin në të njëjtën kohë

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë