Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

min lexim

Prishtina Weather ka njoftuar se fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm, vransira e shi, si dhe intervale me diell. Të dielen do të jetë më ftohtë, viseve kodrinoro-malore mundësi edhe për bore.

Ditën e shtunë reshjet edhe mund të shoqërohen me bubullima. Ditën e diel, do mbajë më i ftohtë, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes viseve kodrinoro-malore paraqiten kushte edhe për të reshura bore, apo të përziera shiu dhe bore.

Në fillim të javës mbeten ende mundësi për reshje lokale shiu, me më shumë vransira ditën e hënë, e intervale më të gjata me diell ditën e mërkurë.

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme shënon përmirësim, me indeks që paraqitet kryesisht në vlera të pranueshme.

2.04 – Vransira, erë dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima

3.04 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.   Herë herë me reshje lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe të reshura bore.

4.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, me gjasë orëve të pasdites.

5.04 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

6.04 – Kryesisht me diell.  Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje.  Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën.

Ditën e shtunë erërat do të jenë mjaft të fuqishme me hove edhe deri në 20m/s, me drejtim nga jugperëndimi, e ditën e diel fillojnë të qetësohen e frynë edhe nga verilindja.

Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme në rritje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeministri Rama tallet me amerikën në prani të Yuri Kim

Story i radhës

Will Smith jep dorëheqje nga Oscars

Të fundit nga