Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë dhe ditën e diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Temperaturat
Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht ditën e diel.
Valëzimi në dete do te jetë forcës 1-2ballë.