Parashikimi i motit në Kosovë, shi e borë edhe javën tjetër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit.

Masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.

Raportohet se në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

“Kushtet biometeorologjike janë shumë të favorshme, sepse këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë dhe gjithsesi ky mot ka ndikuar pozitivisht edhe në cilësinë e ajrit, pasi që parametri i presionit është nën vlerat e normales dhe prezenca e erës me intensitet të ndryshueshëm ishte kudo”, njofton tutje IHMK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Voltana Ademi fton qytetarët e Shkodrës: Dilni votoni, e lumtur që po zgjedhim kryetarin e ri

Story i radhës

Grubi: Vazhdon trendi i rënies së nivelit të papunësisë në vend

Të fundit nga