Parashikimi i motit në ditët në vijim

May 11, 2022
1 minut lexim

Mot i nxehtë, me temperatura verore ditëve të ardhshme.  Të shtunën me rrebeshe shiu e bubullima.

Në dy ditët vijuese, masa më të ngrohta ajrore fillojnë të shtrihen mbi vend, që do të sjellin mot më të nxehtë dhe kryesisht me diell, me temperatura që vende-vende mund të kulminojnë ditën e premte edhe deri në 30C apo edhe lehtazi mbi.

Pas këtij të nxehti ditën e shtunë pritet përkeqësim i shkurtër i motit, me ç’rast nga mesdita do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Rrebeshet e shiu aty këtu mund të jenë edhe më intensive e të shoqërohen edhe me breshër.  Ditën e diel, reshje mund të priten vetëm përreth viseve malore, e të hënën mot më stabil dhe kryesisht me diell.

Ndotja e ajrit mbetet më e ulët edhe në ditët e ardhshme, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.  Vetëm orëve të pasdites mbetet mundësi për rritje të koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

12.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

13.05 – Nxehtë e kryesisht me diell.

14.05 – Më shumë vranësira e ngrohtë.  Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.  Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër.

15.05 – Pjesërisht vranët.  Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

16.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, e maksimalet të premten rriten në 29C e 30C, e në fundjavë zbresin në 25C e 23C.

Era frynë e lehtë nga jugperëndimi 2-5m/s, e të shtunën nga veriu e verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies së lehtë përreth vlerave normale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lojë mesatare, fitorja i takon Yllit

Story i radhës

LIVE: Rusia dhe Ukraina kanë përdorur municione të ndaluara

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë