Parashikimi i Arianit Sllamikut: Vlora u është shitur hebrenjve, po përgatitet skenar që ata të kontrollojnë Shqipërinë

October 22, 2024
1 minut lexim

Konspiracionisti Arianit Sllamiku thotë se bregdeti shqiptar u është shitur hebrenjve.

Në emisionin  “ABC e Mëngjesit”, Sllamiku u shpreh se po përgatitet një skenar që ata të kontrollojnë Shqipërinë.

“Me informacione shtesë kuptuam që hebrejtë, përveç Beogradit, kanë filluar blerjen e tokave në bregdetin shqiptar. Ndërtimet në jug, prapa tyre e di kush është? Soros nuk ka dorë, kanë dorë multimiliarderët hebrenj nga Amerika dhe Evropa, po bëjnë gati. Është pjesa e jugut që ka filluar infrastruktura që po zhvillohet. Fjalimi i kryeministrit tuaj të nderuar, me vizitën e presidentti Herzog, ai iu ofroi mirëseardhjen, janë të mirëseardhur hebrenjtë, të jetojnë, të punojnë. Ai veçse iu tha se ju jeni të mirëseardhur. Pas kësaj vizite, pasoi diçka tjetër, shpallja e shtetit bektashi, të një sekti mysliman, shtet brenda shtetit shqiptar. Nuk pashë asnjë protestë, reagim. Ishte planifikim për një enklavizim të jugut pas vitit 2025. Shihni investimet e Kushner, në Beograd dhe në bregdetin e Shqipërisë. Është hebre. Unë jam pro Trump. Është presidenti i vetëm që i ka shuar të gjitha luftërat dhe masakrat në Lindjen e Mesme.

Secili kryeministër e ka një kufi, vjen tjetri që i shtyn agjendat në faza të tjera. Kryeminsitri juaj e ka afatin e skadencës deri në enklavizimin e zonës, me vitin e ri të 2025, unë vlerësoj se Shqipërinë do e drejtojë një kryeministër tjetër, me përkatësi hebreje, i kamur dhe me përvojë politike. Po, me prejardhje hebreje. Do të ketë arrestim paraprakisht, edhe Ramën, por jo në formën e arrestimit të Metës. Ai ka qenë arrogant ndaj SPAK, më shumë se Berisha, të dy janë treguar kryeneçe ndaj një organizate të drejtuar nga FBI. Arrestimi i Metës nuk ka ardhur nga SPAK, por nga amerikanët.

Ky takim ka qenë shumë interesant, ngjarjet që do ta pasojnë do të jenë sfiduese për SHBA. Për ta ndjekur paranë, BRICS është goditje fatale për dollarin amerikan. Një dollar që ka për bazë referencë naftën dhe produktet e saj. Vendet e BRICS janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie çmimi i veturave të përdorura në Gjermani! Për 9 muaj në Maqedoni janë importuar 29.768 vetura të përdorura

Story i radhës

Mediat serbe rikthejnë aludimet se është baba i Vuçiqit, deklarohet Musliu: Shpifje, kujt nuk i intereson e vërteta

Të fundit nga

ShkoLartë