Paraqitje mbresëlënëse në Meksikë, pianistja Anila Aliu kërkon njohjen e Kosovës (VIDEO)

1 minut lexim

Pianistja nga Kosova Anila Aliu para performancës së saj në Puebla të Meksikës, kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Meksika. Anila shpreson që Kosova dhe Meksika të fillojnë bashkëpunimin, pasi që siç shprehet, paqja, dashuria dhe arti është gjithçka për të cilën kemi nevojë.

“Jam më se e lumtur që kam mundësinë të shkel në tokën e Meksikës, që fatkeqësisht nuk e njeh Kosovën, Kosovën si një shtet të pavarur. Shpresoj që vendet tona do të mund të fillojnë të bashkëpunojnë për të qenë së bashku, ashtu siç jemi këtu, sepse paqja, dashuria dhe arti është gjithçka për të cilën kemi nevojë në këtë botë. Faleminderit”, tha pianistja Anila Aliu.

Kujtojmë se pianistja Anila Aliu ditëve të fundit ka udhëtuar për në Meksikë për të performuar në disa koncerte brenda tre javëve që do të mbahen në Meksikë./TV21

https://fb.watch/glnrmFnHB-/

Story i mëparshëm

Rama: Dikur s’mund të imagjinohej që liderët e BE’së të vinin në Tiranë për një punë që kryhej në Bruksel

Story i radhës

Këtë fundjavë ndryshon ora, si lëvizin akrepat?

Të fundit nga