Parandjenja e Tahirit para 5 vitesh: Do shkoj në burg me ata që kam arrestuar

February 4, 2022
min lexim

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se e kishte parashikuar që më 19 tetor të vitit 2017 fatin e tij. Në nga intervistat e fundit që ka dhënë për mediat, duket se Tahiri ishte i bindur për fatin që e priste dhe se kurrë nuk do ta provonte pafajësinë e pretenduar. Në një kohë kur në Kuvend kërkohej heqja e imunitetit të tij, në mënyrë që të gjykohej me pranga në duar, Tahiri paramendonte se një ditë do të përfundonte nëmos në të njëjtën qeli, në të njëjtën dhomë ajrimi me persona që vetë kishte kërkuar që të përfundonin pas hekurave të qelisë.

“Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë,”-thoshte dikur Tahiri.

PJESË NGA EMISIONI DHE INTERVISTA:

Saimir Tahiri: Sot do kisha shokë dhe aleanca më të forta dhe sot nuk do më ndodhte asgjë. Kjo është zgjedhja ime dhe unë këtë do ta mbaj në kurriz pafund. Ta thashë edhe në qelinë më të fundit, derisa të nxjerr të vërtetën. Qytetarët duan të dinë deri sot, kanë besuar tek unë, një njeri normal që ka bërë detyrën edhe duke gabuar, apo te një bandit që shtirej për gjë tjetër. Qytetarët duan të dinë që unë si Ministër i Brendshëm luftova që policia të fitonte dinjitet dhe qytetarët të ishin të barabartë përpara policisë, apo që kam qenë një bandit në detyrë që i ka shkelur syrin një banditi. Qytetarët duan të dinë të vërtetën.

Cila është e vërteta? Është hakmarrje e banditëve në rrugë, apo e politikanëve në korridore dhe zyra…?

Saimir Tahiri: Kam parë banditë në politikë, me jakë të bardhë dhe kollare që janë shumë më gjakftohtë në krimet e tyre se çdo bandit në rrugë. Flas në politikë në përgjithësi. Kam parë që hajdutë të pacipë dilnin dhe i përbetoheshin publikut dhe ndërkohë që ishin edhe hajdutë të pacipë që fusnin duart në xhepat e qytetarëve pa pushim. Unë sot akuzohem se kam trafikuar drogë, nuk akuzohem se kam vjedhur lekët e qytetarëve, se i kam futur në xhep lekët e qytetarëve, se kam vjedhur një tender. Unë kam qenë 4 vjet ministër, nuk kam bërë një tender, e kam hequr të drejtën për të bërë tender me dashje. Kam refuzuar. Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë. Është kollaj për një politikan sot të përfitojë nga çdo aleancë e pistë nga ato poshtë tavolinës. Nuk është kollaj ajo që unë mendoja se kam bërë me veten dhe e besoj akoma që e kam bërë, edhe duke gabuar, se kam gabuar pafund dhe as që i fshihem asnjë gabimi që kam bërë, por të paktën kam luftuar përditë që të ndihmoj çdo qytetar që e ka merituar”.

Po nga njerëzit e tu të Partisë Socialiste, ka patur nga ata që kanë shkelur ligjin?

Saimir Tahiri: Po, pa dyshim!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Иванов: Делчев се борел за малку поголема Македонија од денешнава

Story i radhës

Pse i besojmë (disa nga) teoritë konspirative?

Të fundit nga

ShkoLartë