Parandalohet një rast i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

November 10, 2022
1 minut lexim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se të mërkurën rreth orës 15:20, në hyrjen kryesore porta zero në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është parandaluar futja e kontrabandës brenda qendrës.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga SHKK, ku thuhet se gjatë kontrollit të një televizori të sjellë nga familjarët e njërit të burgosur, u gjet një telefon mobil dhe kabllo për mbushje të telefonit.

“Gjatë kontrollimit për mes Scanerit X-Ray të një TV-je të sjellë nga familjarët e njërit nga të burgosurit është dyshuar se brenda tij ka diçka të dyshimtë, pas hapjes është gjetur një telefon mobil dhe një kabllo për mbushje të telefonit”, thuhet në njoftim.

SHKK njofton se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha procedurat e parapara për raste të tilla, është bërë konfiskimi i telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkup, 207 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Story i radhës

​Martinez publikon listën e Belgjikës për Botëror, s’ka vend për Januzajn

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë