parandalohet ngjarja kriminale ne familje arrestohet 48 vjecari donte te vriste me hanxhar bashkeshorten dhe djalin 680a35b183c44

Parandalohet ngjarja kriminale në familje, arrestohet 48-vjeçari, donte të vriste me hanxhar bashkëshorten dhe djalin

April 24, 2025
1 minut lexim

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ndalohen 23 persona po hetohet per 49 persona per pensione te paligjshme invalidore ne maqedoni 680a305d3e7aa
Story i mëparshëm

Ndalohen 23 persona, po hetohet për 49 persona për pensione të paligjshme invalidore në Maqedoni

PALIKUQI 4
Story i radhës

Me sukses përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve në Denizli – Ansambli “Ibe Palikuqi” përfaqësoi Maqedoninë e Veriut me dinjitet

Të fundit nga

Taravari tani cakton takim edhe me Venko Filipçen

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë një interviste në emisionin “Politikanti”, njoftoi se për javën e ardhshme është caktuar një takim me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ndodhet në
ShkoLartë