Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar me inicialet A.M. shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është duke futur ari dhe argjend në Kosovë pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarr veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Personi i dyshuar me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Kosovë përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganorë, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej 580 gramësh.
“Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marrë me procedura të mëtejme”.
“Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në teren”.