Parandalohet kontrabanda me ar dhe argjend në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”

1 minut lexim

Inspektorët doganor nga ekipet mobile të Departamentit për operim të Drejtorisë Doganore, dje në orët e mbrëmjes, në një kamion që po hynte në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, zbuluan një rast të kontrabandimit të bizhuterive nga ari dhe argjendi.

Gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash me targa regjistrimi të Maqedonisë, i cili transportonte mallra nga Turqia, në hapësirën e kabinës së shoferit janë gjetur çanta të padeklaruara me 573 gramë bizhuteri ari dhe 2.408 gramë bizhuteri argjendi.

Malli është konfiskuar përkohësisht dhe rasti i është dorëzuar Departamentit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm.

Story i mëparshëm

​Destabilizohet furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit

Story i radhës

SBAShK-u, s’bashku me opozitën, nuk duan rritje pagash, duan kokën e Qeverisë

Të fundit nga