Parandalohet kontrabanda e ilaçeve veterinare në kufirin Maqedoni-Shqipëri

1 minut lexim

Në vendkalimin kufitar “Bllatë” në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Dibër është penguar kontrabanda e ilaçeve veterinare.

“Me 27 korrik të vitit 2022, në vendkalimin kufitar “Bllatë”, gjatë zbatimit të kontrollit të rregullt doganor, doganierët penguan tentim për futje të paligjshëm të ilaçeve veterinare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, informuan nga Drejtoria doganore.

Shtojnë se në hyrje në territorin e Maqedonisë së Veriu, është paraqitur shtetasi i Republikës së Shqipërisë me inicialet H.H. (59) si shofer i automjetit motorik me targa të Shqipërisë. Malli i zbuluar i padeklaruar është ndaluar përkohësisht, ndërsa kundër personit H.H., Drejtoria doganore ka filluar procedurë përkatëse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk ka dorëzim”, shfaqen pankarta në veri të Kosovës kundër vendimit për targa dhe dokumente

Story i radhës

Ilir Meta i përfshirë me ish-Sigurimin?/ Rama reagon për herë të parë dhe zbulon bisedën me ish-aleatin e LSI

Të fundit nga