Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes “Shërbimi Korrektues i Kosovës”, bëhet e ditur se falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë.
Ndërkaq tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info