Policia Rrugore e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se janë shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë pezulluar 9 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3 për drejtim të mjetit në tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1246 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
261 masa administrative për parakalime të gabuara;
45 masa administrative për mosrespektim të normave të shpejtësisë;
37 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
131 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
6 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
330 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
9 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
8 masa administrative për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse.
419 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.