Paralajmëron Meta: Rama do të largohet si Millosheviçi, me protesta dhe…

December 18, 2022
1 minut lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si armik të lirisë, demokracisë dhe mendimit ndryshe.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në  News24, Meta gjithashtu u shpreh se çdo ditë në pushtet e kryeministrit Rama është në dëm të vendit.

Më theksoi se largimi i Ramës nga pushteti do të bëhet sipas formulës së njëjtë që ndodhi dhe rrëzimi i Millosheviçit në Serbi, me zgjedhje dhe protesta.

Pjesë nga intervista:

Pritshmëritë për zgjedhjet?

Meta: Ne i dimë shumë mirë raportet që janë dhënë. Se si janë përdorur resurset në favor të mazhorancës

Do të futeni në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër?

Meta: Pa asnjë diskutim, Rama është armik i lirisë, votës së lirë, mendimit ndryshe dhe demokracisë. Por nuk e ndal opozitën, partinë e lirisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme që janë të paevitueshme si ato të 14 majit. Kësaj qeverie duhet t’i jepet fund sa më parë. Çdo ditë që Rama rri në pushtet, ke një koncension më shumë. Çdo ditë në pushtet i Ramës është në dëm të vendit, por edhe në dëm të socialistëve.

Rotacione me zgjedhje apo përmes protestave? E keni menduar se Rama mund të ikë

Meta: Unë kam treguar se si ka ikur Millosheviçi. Kjo është një formulë e pashmangshme kur kemi të bëjmë me njerëz që kanë humbur çdo lloj përgjegjshmërie ndaj vendit, kombit shtetit dhe janë marrë peng nga faktorë të tjerë me qëllim dëmtimin e interesave kombëtare dhe  e kanë të pamundur të pranojnë një rotacion paqësor dhe demokratik.

Tensionet në Veri?

Meta: Kryeministri ynë ka qenë nxitësi kryesor të ideve për të vënë në diskutim integritetin e Kosovoës. Për shkëmbimin e territoreve. Ka shumë dëme që janë të përllogaritura. Shpesh Rama përpiqet ti vendosë liderët në Kosovë në pozitë të vështirë dhe jo bashkëpunues, por dihet që Rama kërkon t’i trajtojë shqiptarët në rajon si vasalë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Messi e Mbappe udhëheqin sulmet e finales së madhe, formacionet e mundshme

Story i radhës

U tha se Donika Gervalla ka dërguar material ekskluziv për Salih Mustafën në Hagë, “shpërthen” gjenerali shqiptaro-amerikan

Të fundit nga

ShkoLartë