Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se nëse KFOR-i nuk i heq barrikadat në veri, ato do t’i heq shteti i Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, KFOR-i dhe EULEX-i duke mos i larguar barrikadat, por vetëm duke i monitoruar, po reflekton pavendosmëri dhe sipas tij, është inkurajim i grupeve kriminale që të përforcojnë barrikadat dhe shtimin e tyre.
Ai thotë se kjo gjenje nuk mund të tolerohet më, prandaj kërkon nga KFOR-i që të veproj.
Postimi i plotë:
Barrikadat e paligjshme duhet hequr urgjentisht!
Mos largimi i barrikadave por vetëm monitorimi i tyre nga KFOR-i dhe EULEX, qoftë edhe vetëm për një orë (lere më që u bënë 8 ditë), reflekton një pavendosmëri të skajshme duke inkurajuar grupet kriminale që të përforcojnë barrikadat dhe shtimin e tyre.
Kjo gjendje nuk mund të tolerohet më, prandaj KFOR-i është mirë të veproj sepse çdo orë e ditë më shumë mbartë me vete rreziqe të reja.
Në rast që KFOR-i tërhiqet apo vazhdon të mos veproj, shteti ynë ka mundësi dhe kapacitete për t’i hequr, dhe do t’i heqë ato barrikada të paligjshme për të siguruar lirinë e lëvizjes për qytetar.