Paralajmërohet rritja e pagave në Postën e Maqedonisë

April 6, 2022
1 minut lexim

Drejtori i “AD Posta”, Jani Makraduli në intervistën e tij në “24 analiza” në TV24 u shpreh se qeveria do të diskutojë në mbledhje për rritjen e pagave në hekurudha dhe në postë.

Ai shtoi se qeveria ka kërkuar të dhëna dhe raporte, ndërsa ta i kanë dorëzuar në qeveri, ndërsa Posta i ndjek propozimet e punonjësve me qëllim përmirësimin e shërbimeve.

“Me propozim të puno jësve u vendosën shërbime të reja dhe kemi rritje të të hyrave për shkak se dëgjuam zërin e punonjësve. Ne kemi mjaftueshëm mjete për t’i rritur pagat në nivel të pagës minimale dhe 12 milionë shtesë në muaj për rritjen e pagave nuk mund të realizojmë për momentin dhe për këtë shkak kërkojmë nga qeveria si i vetmi akcioner”, u shpreh Makraduli.

Ai theksoi se me sindikatat e punonjësve në Postë bisedohet për një marrëveshje të re kolektive dhe po ashtu është formuar komision për sistematizim që duhet të zgjidh problemin e 240 vendeve të punës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ilmi Selami: Nuk janë vetëm maqedonas 132 mijë persona pa përkatësi etnike, aty ka edhe shqiptarë

Story i radhës

Baush: Kërkohet trajnimi i duhur shtesë i fuqisë punëtore

Të fundit nga

ShkoLartë