Paralajmërohet rezultat katastrofik për LDK-në, kjo është arsyeja

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dr. Enver Bytyç ka bërë një parashikim jo të mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Facebook Bytyçi shkruan se kjo parti do të këtë rezultat katastrofik nëse nuk katastrofik nëse nuk distancohet nga miqësia e Lutfi Hazirit me Edi Ramën dhe miqtë e tjerë të Hashim Thaçit.

Këtë deklaratë Bytyçi e bëri pas gëzimit që shfaqi Haziri për lajmin se Emmanuel Macron ia ka kërkuar Edi Ramës që të marr në dorë frenat e dialogut Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë rezultat katastrofik nëse nuk distancohet nga miqësia e Lutfi Hazirit me Edi Ramën dhe miqtë e tjerë të Hashim Thaçit.

Sot qenka gëzuar shumë që Edi do të merrka, sipas Lutës, në dorë frenat e dialogut Kosovë-Serbi. Se këtë ia paska kërkuar atij Emmanuel Macron. Ta harrojë Luta, Rama, Hashimi, e kushdo tjetër se Edi Rama bëhet sërishmi paternalist i lidershipit të Kosovës!

Ndoshta kjo është arsyeja kryesore pse qytetarët e Kosovës do ta votojnë në shumicë dërmuese Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme! Po shpresoja se LDK do ishte e dyta dhe Lumiri do ishte kryetari i ri i opozitës në Kosovë. Luta nuk po ia le as vendin e dytë partisë dhe së tij e liderit të saj!

Story i mëparshëm

SHBA-ja i thotë Izraelit se nuk merr pjesë në përgjigjen ndaj Iranit

Story i radhës

Diplomates i hiqet shtesa për fëmijën e tretë

Të fundit nga