paralajmerimi i kryeziut ndersa ne grindemi serbia pergatitet per lufte 69f651938a642

Paralajmërimi i Kryeziut: Ndërsa ne grindemi, Serbia përgatitet për luftë

May 2, 2026
1 minut lexim

Kadri Kryeziu ka reaguar me një mesazh të fortë lidhur me situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme në vend, duke ngritur shqetësime për zhvillimet rajonale dhe mënyrën se si po veprohet në skenën e brendshme politike

Ai ka theksuar se përderisa skena politike në Kosovë është e përfshirë në përplasje të brendshme, Serbia po vazhdon të forcojë pozicionin e saj në të gjitha drejtimet.

“Derisa ne merremi me njëri-tjetrin, Serbia po forcon pozicionin e saj në çdo plan dhe po përgatitet për luftë. Zgjedhjet e 7 qershorit duhet të jenë të fundit për katër vitet e ardhshme. Mendoni mirë para se të votoni. Mos e digjni votën për shokë e kushërinj, por votoni për të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai.

Kryeziu u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë maturi në vendimmarrje dhe të mos e përdorin votën për interesa të ngushta personale, por për të ardhmen e shtetit

Sipas tij, zgjedhjet e 7 qershorit duhet të prodhojnë stabilitet institucional dhe të shmangin krizat e shpeshta politike në vend.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkelet armepushimi ne liban sulme te renda izraelite 13 te vrare 69f650b13638a
Lajmi i mëparshëm

Shkelet armëpushimi në Liban/ Sulme të rënda izraelite, 13 të vrarë

mati destinacioni i duhur per nje fundjave ndryshe 69f651f01052c
Lajmi i radhës

Mati, destinacioni i duhur për një fundjavë ndryshe

Të fundit nga

Mati, destinacioni i duhur për një fundjavë ndryshe

Vetëm një orë larg Tiranës, Mati u shndërrua këtë fundjavë në destinacionin kryesor për shumë qytetarë që zgjodhën të kalonin dy ditë ndryshe.  Prodhues të zonës, përpunues të produkteve bujqësore dhe blegtorale,
ShkoLartë