Paralajmërimi i fortë i Karamuços: Do kemi gjyqtarë dhe prokurorë prapa hekurave

November 12, 2024
1 minut lexim

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një intervistë për Euronews Albania se në dorën e SPAK ka aktualisht disa dosje të rëndësishme ku përmenden edhe emra gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Karamuço u shpreh se nëse nga transkriptimet e përgjimeve në SKY ECC vërtetohet implikimi i këtyre personave në ngjarje shumë të rënda kriminale, do ketë gjyqtarë dhe prokurorë prapa hekurave.

“SPAK ka disa kohë që po ecin me hetime, ka disa që priten masa arresti, do presim në vijim, kjo është punë surprizë dhe priten emra dhe nga krimi i organizuar dhe politikanë.

Ka shumë informacione që qarkullojnë por këto duhen konkretizuar nga organi i akuzës. Në një nga këto dosje janë përmendur shumë gjyqtarë dhe prokurorë dhe ka pasur informacione që nëse do të vërtetohet çfarë është shkruar në transkriptet e SKY ECC do kemi edhe gjyqtarë e prokurorë prapa hekurave. Flasim për vepra të rënda në atë dosje, ku kemi me masë një përfaqësues të prokurorisë”, tha Karamuço.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hamza nga tubimi në Stuttgart: Jo llafe, por shumë punë!

Story i radhës

Gërxhaliu: Buxheti i vitit 2025, më shumë i mbijetesës se sa zhvillimor

Të fundit nga

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Gjilan

Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregut (KOSTT), njofton se furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. “Punimet, të cilat
ShkoLartë