Paralajmërimi i fortë i Alibeajt: Radha e Ramës në SPAK, ja ku do ta dëgjojmë fjalimin e fundit të tij

February 25, 2025
1 minut lexim

Enkelejd Alibeaj, drejtues i Partisë Djathtas 1912, bëri deklarata të forta për kryeministrin Edi Rama. Ai paralajmëroi se tashmë është radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK.

Madje, Alibeaj tha se Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK.

“SPAK-ut po i bëhet gjyq partiak, gjyq i një pushteti ndaj një pushteti tjetër. Me sa duket, tashmë që i kanë rënë pas hekurave 17 kryetarë bashkish, ish-ministrja e deputetë, radha tani është tek ai. Kaq e thjeshtë është.

Me sa duket është duke bërë provat gjeneralë të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku mesa duket do të dëgjojmë fjalimin e fundit të Edi Ramës.

Do ta thërrasë SPAK-u, pastaj këto vajtimet në grup i bëjnë të grupi parlamentar i Partisë Socialiste”, tha Alibeaj në Debat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Investim mbi 1 miliard euro në energjetikë- zgjidhje e përhershme për ndotjën, zero kosto për amviseritë

Story i radhës

“Nuk ka me pas nevojë për partnerë”- Kraki tregon si do ta bëjë Kurti qeverinë

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë