Paralajmërimi i Erdogan për rebelët kurdë: Dorëzoni armët ose do të groposeni bashkë me to

December 25, 2024
1 minut lexim

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se grupi i militantëve kurdë në Siri, ose do të dorëzojë armët ose ‘do të groposet’ bashkë me to.

Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit nga pushteti Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht që grupi të shpërbëhet, duke shtuar se ai nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

“Vrasësit separatistë ose do t’u japin lamtumirën armëve, ose do të groposen në tokat siriane së bashku me to”, tha zoti Erdogan para ligjvënësve të partisë së tij në pushtet AK.

“Ne do ta zhdukim organizatën terroriste që po përpiqet të krijojë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë”, shtoi ai.

Turqia e sheh grupin e militantëve kurdë të YPG-së, që përbëjnë trupat kryesore të Forcës Demokratike Siriane (SDF), aleate të Shteteve të Bashkuara, si një zgjatim të partisë së shpallur të jashtëligjshme, ajo e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kjo e fundit ka zhvilluar kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984.

PKK-ja është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje Uashingtonit aleatit të saj në NATO, si dhe të tjera vendeve, që të mos vazhdojnë ta mbështesin YPG-në.

Më herët, Ministria turke e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura kishin vrarë 21 militantë të YPG-PKK-së në pjesën veriore të Sirisë dhe në Irak./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shumë fjalë në një shkronjë! Ky është kuptimi i ”i”-së në produktet e Apple

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë