Paralajmërimi i bujshëm i Andonit: Vjeshta politike do të jetë e ndezur

min lexim

Analisti Ben Andoni, nisjen e vjeshtës politike e cilëson si një politikë që po shkon në askund.

Ai thotë se gjithmonë politikanët mundohen që çdo situatë ta paraqesin si kaotike, sikur jemi në zgrip të tmerrit dhe fatkeqësisë dhe kur vijnë në pushtet, çdo gjë harrohet.

Për studion e lajmeve të MCN TV, Andoni shprehu bindjen se situata politike do të jetë e ndezur dhe se Ilir Meta duhet të identifikojë veten, pasi ka humbur shumë kredo morale.

“Ne nuk mund ta prezumojmë dot nëse nuk e verifikojnë pjesën e akuzës së tij dhe zoti Berisha që mbart dy non grata. Vështirësia e paraqitjes së këtyre dy aktorëve, implementohet te rruga e opozitës.

Opozita shqiptare ka nevojë për imazh krejt të ri, nuk mund të vazhdohet me këtë imazh të vjetër dhe me gjuhë të ashpër. Shtatori do jetë i ndezur për imazhet e tyre, por nuk besoj se do sjellë ndryshim të madh, do vazhdojë të luhet me fantazmën e komunizmit.

Realisht në këtë moment që janë shqiptarët, duhet të ishin ndarë me kohë nga komunizmi, që kush ka shërbyer në atë kohë, të ishin larg administratës.”

Sa i takon çështjes së inceneratorëve dhe nëse vendi duhet të kalojë në zgjedhje, përballë një skandali të tillë, Andoni e cilësoi si një skandal të jashtëzakonshëm dhe se duhet të jesh i verbër që të thuash se skandali i inceneratorëve është diçka fare e thjeshtë.

“Kemi nevojë për një moment të lëmë zhurmën dhe të dëgjojmë përmasat e tmerrshme të inceneratorëve. Duhen vendosur përgjegjësit në piramidë urdhri dhe pastaj të shikohet.

Vendi ynë ka nevojë të mësojë si të votojë, një nga vërejtjet e OSBE-ODHIR të edukohet qytetari shqiptar për të votuar. Se ka njerëz që e shesin votën. Për inceneratorët, drejtësia ti shkojë deri në fund. Se nuk ndodh me politikën. Çdo komision del me dy raporte në fund ku njëri hedh poshtë tjetrin.”

I pyetur nëse përmbushi diçka Edi Rama në tre mandate qeverisëse nga tre devizat e tij, rilindje, shtet pune dhe mirëqenie, Andoni pohoi sa i takon pjesës së informalitetit.

“Jepet kuponi, problemi i pagesës së energjisë, janë gjëra që e bënë mandatin e parë që të besonin se ndryshimi po vinte. Por kur tek energjia u pa se e pagoi pjesa e varfër e popullsisë, filloi të bjerrej.

Rama na premtoi një model reformimi arsimor gjë që nuk ndodhi, shkolla po shkon gjithnjë e më poshtë dhe ne do i vuajmë për 20-30 vite. Dy kolpot e mëdha që pati Shqipëria, tërmeti dhe Covidi, por kjo nuk mund të justifikojë qeverinë për ekzekutivet shumë të dobëta që ka ngritur, për mënyrën jofleksibël që ka vendosur për problematikat e njerëzve.

Reforma e territorit është bazike në vend, se duhet të ishte pjesë e reformës territoriale dhe jo ta mohonte. Në shumë vende shërbimet çalojnë jashtëzakonisht. Shiko vendin tonë si është dhe mund të nxjerrësh se si ka qenë qeverisja e zotit Rama. Ka shumë zhurmë, por ko rezultate.”

Pyetjes së në tre mandate të Edi Ramës u gjet një bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, Andoni ndau mendimin se janë më shumë.

Madje kujtoi se një njeri i parlamentit, një nga deputetët e parlamentit në mandatin e kaluar, jepte gati lista me njerëz që janë në parlament.

“Nuk kuptoj kur politikanët i paskan këta, menjëherë është një pjesë që i kundërvihet tjetrës, kurse institucionet nuk i kanë. Janë ngritur gjithë këto institucione dhe vetëm pak javë më parë kur Meta la mandatin e Presidentit, i është nxjerrë një gjë e tillë dhe ne presim që institucionet ta vërtetojnë.

Nga mënyra si zoti Meta po i përmblidhet, shoh problematikë. Shikoj që zoti Meta po i shmanget. Në raste të tilla kur akuza bëhet institucionale, edhe përgjigja duhet të jetë institucionale.

Njerëzit që kanë pozicione të tilla përgjigjen institucionalisht. Sado që te mazhoranca po ngrohen, nuk mendoj se edhe ata janë pa gjynahe mes tyre.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një ish-interist takon Allegrin dhe argjentinasit e skuadrës

Story i radhës

Ministri Peci merr pjesë në Panairin e 60-të Ndërkombëtar AGRA 2022 në Slloveni

Të fundit nga