Paralajmërimi i Bashës/ LSI jashtë komisioneve për reformën zgjedhore dhe hartën territoriale

min lexim

Ftohja pas humbjes së 25 Prillit është shndërruar në një përplasje të fortë politike mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dy kampet opozitare janë po aq agresivë ndaj njëri-tjetrit sa ndaj Edi Ramës dhe kjo është reflektuar si në fjalorin politik, aq edhe në sabotimin e punës në parlament.

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka sot një grup parlamentar, pas rezultatit katastrofik që mori në 25 Prill, kur nga 19 deputetë shkoi në 4 të tillë. Partia Demokratike nuk i dha asnjë deputet për t’i ardhur në ndihmë.

LSI nuk përfaqësohet as në Komisionin Hetimor për afërën e Inceneratorëve dhe sipas asaj që deklaroi Lulzim Basha sot, nuk do të ketë përfaqësim as në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe as në atë për Reformën Territoriale.

“Dy nga zotimet tona të para disa muajve kanë hedhur hapin e parë. Në parlament janë detyruar, ndryshe nga sa thonë, të pranojnë komisionin parlamentar për reformën zgjedhore dhe komisionin parlamentar për reformën territoriale. Njësoj si në komisionin e inceneratorëve ne do të luftojmë fuqishëm për shqiptarët, do të luftojmë fuqishëm që shqiptarëve t’u mundësohet një sistem zgjedhor që iu garanton dinjitetin, lirinë, fshehtësinë e votës, të paktën si në Kosovë, ku siç e shikoni brenda një jave janë në gjendje të organizojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk do të lejojmë ne as LSI-në, as bishtat e tjerë të përfitojnë, ndërkohë që ne jemi në betejë me Edi Ramën, në betejë me korrupsionin më të madh në Ballkan në 30 vite, të rrimë duke gërryer me njerëz që kanë humbur çdo vetëdije demokrati dhe që shërbejnë pa pikë dinjiteti, shpeshherë edhe të paguar njësoj siç bën kundërshtari etik” u shpreh Basha gjatë një takimi electoral në Kamëz.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se Basha i kishte përjashtuar sepse kërkoi të kontrollojë shoë që bën në komisionin për inceneratorët.

LSI ende nuk është shprehur nëse synon të jetë pjesë e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
Mbetet për t’u parë si do të ndryshojnë ligjet, por me përçarjen e paprecedentë brenda opozitës, Edi Rama ka mundësinë që të tregohet zemërgjerë me kërkesat e Partisë Demokratike.

Përjashtimi i LSI-së nga Komisionet e përbashkëta parlamentare nënkupton edhe largimin e deputetëve mbështetës të Sali Berishës nga pjesmarrja në këto komisione.

Berisha i ka quajtur këto komisione mekanizma të një opozite farsë, ndërsa një prej deputetëve të Shtëpisë së Lirisë, Edmond Spaho u largua nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve duke shprehur mosbesimin e tij në punën e këtij komisioni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Regjistrohen 668 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 7 pacientë

Story i radhës

“Lenini” edhe “Tito” ende në rrugët e Tetovës

Të fundit nga