​Paralajmërimet për vërshime, situatë e qetë në Gjakovë

December 11, 2022
1 minut lexim

Përkundër paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se do të ketë reshje shiu me intensitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut, në rajonet Pejë dhe Gjakovë, nuk ka pasur një gjë të tillë.

Drejtori për shpëtim dhe mbrojtje, Haxhi Sejdiu bëri të ditur për KosovaPress se nuk ka pasur vërshime në Komunën e Gjakovës. Sejdiu tha se aktualisht gjendja është nën kontroll.

Ndërkohë, mediat lokale kane raportuar se Reshjet e shiut i kanë shkaktuar dëme shtëpive në rrugën “Washington” në Gjakovë.

Po ashtu, nga raportimi i mediave lokale gjatë natës së mbrëmshme shihet se gjendja e rrugëve “Patriot Berisha” dhe “Shote Galica” në Brekoc kanë qenë të vështira të kalohen nga qytetarët. Ndërsa, gjatë reshjeve të shiut nga raportimi i mediave lokale shihet se është ngritur niveli i lumi Dri i Bardhë te ura e Fshajt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Anijet e shpëtimit me rreth 500 emigrantë mbërrijnë në Itali pas një rrugëtimi të vështirë

Story i radhës

Nesër dhe pasnesër regjimi i posaçëm i trafikut në Shkup – vjen kryetari i Kuvendit të Kosovës

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë