paralajmerimet per rritjen e cmimit te rrymes vjen reagimi nga haradinaj 67dfd6c630d24

Paralajmërimet për rritjen e çmimit të rrymës, vjen reagimi nga Haradinaj

March 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti se e ka shkatërruar sektorin e energjisë me “vendimet e papërgjegjshme”.

Ai ka shtuar se Kurti “me krenari” e ka anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri.

“Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!”

Ai ka thënë se Qeveria e ka goditur qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës.

“Sot, përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës. Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit. Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tritol automjetit ne kruje detajet e para 67dfcd652f017
Story i mëparshëm

Tritol automjetit në Krujë, detajet e para

gare e jashtezakonshme oskar piastri fiton cmimin e madh te kines 67dfda81dabe4
Story i radhës

Garë e jashtëzakonshme, Oskar Piastri fiton Çmimin e Madh të Kinës

Të fundit nga

Pse e mbështet SPAK-un, flet Basha

Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka treguar arsyen e përkrahjes së tij ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Basha ka
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë