Paralajmërimet e Kurtit për luftë, Krasniqi: As nacionalistët më të çmendur serbë s’guxojnë ta mendojnë

October 3, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur për deklarimet e shpeshtuara të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës rreth mundësisë së luftës në vend. Krasniqi hodhi poshtë çdo pretendim për një konflikt të afërt, duke pohuar se nuk ka kërcënim për luftë në vend.

Ai theksoi se nocioni i luftës nuk është as i besueshëm as “në imagjinatën më të cmendur të nacionalistëve serb që guxojnë me mendu me realizu.”

“Kosova nuk ka rrezik për luftë. Ka pasur një sulm terrorist, që mund të jetë me të vërtet argumenti që kryeministri mundohet më ndërtu këtë far rrezikun e luftës. Ai ka qenë një sulm terrrosit diverzant, të një grupi të kriminalëve të udhëhequr nga Radojciqi, i mbështetur nga institucionet serbe.

Ajo që thotë kryeminstri për një luftë të hapur, nuk besoj që ka as në imagjinatën më të çmendur të nacionalistëve serb që guxojnë me mendu me realizu”, tha Krasniqi.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fansat janë shprehur të shqetësuar me humbjen drastike në peshë të Christina Aguileras

Story i radhës

Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita, ja çfarë thotë ish-ministri i Brendshëm

Të fundit nga

ShkoLartë