paralajmerim i frikshem per kosoven po vjen stuhi e forte bore 61ec041d8f9bc

Paralajmërim i frikshëm për Kosovën: Po vjen stuhi e fortë bore

January 22, 2022
1 minut lexim

Një sistem vranësirash me reshje bore është duke u afruar gradualisht nga territori i Serbisë dhe gjatë orëve të pasditës pritet të përfshijë edhe Republikën e Kosovës.

Sistemi pritet të kushtëzojë reshje bore për disa orë dhe priten afërsisht nga 2 deri në 7 ose 8 cm reshje bore.

Pra reshjet e borës pritet të jenë të intensitet mesatar dhe në ndonjë interval edhe të dendura.

Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje bore priten edhe në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Është interesante mundësia e reshjeve lokale të borës sot pasdite vonë në perëndim dhe jug të Shqipërisë ku reshjet e borës janë dukuri mjaft e rrallë dhe fjollat e borës mund të paraqiten edhe në disa vise bregdetare.

Pra, pas një paraditeje me diell, pasdite sot pritet të ketë shtim të madh të vranësirave dhe reshje bore fillimisht në Kosovë, pastaj edhe në disa vise tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Reshjet e borës pritet të zgjasin disa orë në Kosovë, por nuk priten shumë të mëdha, sidoqoftë apelohet për kujdes të madh në komunikacion.

Ditëve të ardhshme na presin ditë të akullta dhe mëngjese me acar mjaft të fortë polar. Zbutje të acarit polar mund të kemi afër fundit të javës së re. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

keshillimi kombetar rama publikon pyetjen per kontributet shoqerore te pensionisteve 61ec04196cc85
Story i mëparshëm

Këshillimi Kombëtar, Rama publikon pyetjen për kontributet shoqërore të pensionistëve

d0b2d0b8d0b4d0b5d0be d0b2d0bcd180d0be d0b4d0bfd0bcd0bdd0b5 d0bed0b1d0b2d0b8d0bdd183d0b2d0b0 d0b4d0b8d180d0b5d0bad182d0bed180d0b8 d0bd 61ec05392ceb7
Story i radhës

ВИДЕО | ВМРО-ДПМНЕ обвинува: Директори на ЈП Паркинзи ослободиле фунционери од плаќање паркинг

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë